Abazi i bindur për një plan për deformimin e votës: Ditën e hënë një maturante ka gjetur një fletë votimi në shkollë

Abazi i bindur për një plan për deformimin e votës: Ditën e hënë një maturante ka gjetur një fletë votimi në shkollë

Kandidati i Vetëvendosjes në Shqipëri, Boiken Abazi denoncoi se që prej nisjes së procesit e numërimit të votave, votat e tij po shpalleshin të pavlefshme nga komisionerët.

Pretendimet e tij Abazi i ka shoqëruar me prova duke publikuar foto dhe video të cilat u transmetuan edhe në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV nga ku ishte i ftuar.

Gjatë emisionit Abazi u shpreh i bindur se ka pasur një plan për deformimin e votës, ndërkohë që shtoi se ky deformim ka ndodhur me bashkëpunimin e komisionerëve të të dy forcave kryesore, të PD dhe PS. Kandidati i Vetëvendosjes po ashtu denoncoi se ditën e hënë në shkollën “Arben Broci” në Tiranë një maturante ka gjetur një fletë votimi për Vetëvendosjen dhe kjo sipas tij është krim.

“E gjithë fushatë është zhvilluar në një atmosferë tensioni, që nga patronazhistët e deri tek rastet si ai i Kavajës dhe Elbasanit. Edhe në takimet tona kemi dëgjuar qytetarë që kanë thënë se kanë pasur oferta për shitjen e votës. Ka pasur premtime edhe për vende pune. Ne kemi qenë të interesuar të flasim me fakte, kemi bërë publike një video nga Qarku i Gjirokastrës që numëruesit janë dakord me vendosjen e X-ave. I kam kërkuar edhe KQZ-së masat që janë marrë në lidhje me këtë rast dhe më tha se janë në proces verifikime. Në video është një person që kryen krimin dhe të tjerët që e miratojnë. Nuk është ndërmarrë asnjë masë dhe ne kemi përgatitur një ankesë për në KQZ dhe një kallëzim dhe do të çohen brenda afatit. Video është transmetuar më 26 prill. Kemi publikuar edhe fotografi të bëra nga vëzhguesit tanë të cilat tregojnë se është vendosur një X i dytë pas të parit për VV. Po të shikohen me kujdes vihet re që ndryshon boja e stilolapsit të përdorur dhe forma e X-it. Jemi të bindur që ka ekzistuar një plan për deformimin e votës në rastin tonë. Kjo ka ndodhur edhe me subjekte të tjera, parti të vogla. Kjo gjë nuk do të kishte ndodhur pa bashkëpunimin e komisionerëve të të dy forcave kryesore, të PD dhe PS. Videot tregojnë qartë bashkëpunimin. Ka dhe një rast tjetër, është ai i shkollës “Arben Broci” ku një maturante ka gjetur ditën e hënë një fletë votimi për vetëvendosjen dhe ky është sërish një krim”, tha Abazi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy