
Vaksinimi i efektivëve të policisë në qendrën e vaksinimit në “Air Albania” ka krijuar radhë të gjatë këtë të hënë, duke thyer rregullin për ndalimin e grumbullimeve mbi 10 persona. Situatë krejt ndryshe paraqitet në qendrën e vaksinimit në sheshin “Skënderbej”, ku janë të pakët të moshuarit që presin dozat e Sinovac.



