Mbahet sot në Bruksel konferenca e 9 ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së. Shqipëria mbyll sot 3 kapitujt e parë, që lidhen me kërkimin shkencor, arsimin dhe politikën e jashtme. Në një diskutim në studion e MCN Informacion, Irisa Çupa, eksperte e integrimit, tha se Shqipëria ka ecur me ritme të mira, pork y është vetëm fillimi.
Ekspertja Arselajda Gjyli tha se mbyllja e kapitujve është provizore deri në mbylljen e plotë të të gjithë kapitujve.
Ndërsa eksperti Enton Dimni tha se protesta në vetvete është shprehje e maturisë qytetare që u përafrohet standardeve të BE-së.
IRISA ÇUPA – EKSPERTE INTEGRIMI
Është një lajm pozitiv, por nga ana tjetër, BE dhe KE janë në monitorim edhe të atyre kapitujve që sot do të happen. Shqipëria ka ecur me ritme të mira, por duhet pasur parasysh se janë edhe 30 kapituj të tjerë.
ARSEJDA GJYLI – EKSPERTE NDËRKOMBËTARE
Para 5 vitesh ka pasur skepticizëm për zgjerimin. Tani patjetër që politika dhe gjeopolitika ka bërë punën e vet për t’u dhënë vendeve dritën jeshile. Por përveç procesit, vendet kanë detyrimet e tyre që mund t’i plotësojnë në mënyrë të panegociueshme. Më pas te procesi i negociimit janë 27 vendet anëtare që duhet të bien në një mendje që një vend i ri të bëhet pjesë e BE.
Ajo që po ndodh me Shqipërinë, me këtë konferencë ndërqeveritare, ky është një hap i madh. Tre kapituj mbylllen në mënyrë provizore. Mbyllja përfundimtare bëhet kur mbyllet kapitulli i fundit. Në këtë moment, për Shqipërinë dhe vendet e tjera që konsiderohen aspirante, është nën skopusin e BE.
ENTON DIMNI- EKSPERT INTEGRIMI
Shqipëria nuk ka probleme me fqinjët. Kjo është arritje. Edhe me Serbinë ka një marrëdhënie normale, do ta quaja. Por do të doja ta lidhja pak me protestën. Në fakt protestën e shoh si shprehje e maturisë qytetare, që po rritet dhe po u përafrohet atyre që quhen standarde europiane.



