“Më jep 7 mijë euro ose të publikova fotot intime”, arrestohet 18-vjeçari në Lezhë

“Më jep 7 mijë euro ose të publikova fotot intime”, arrestohet 18-vjeçari në Lezhë

Një 18-vjeçar u arrestua në Lezhë, pasi shantazhonte një një të mitur se do t’i publikonte foto intime nëse nuk i paguante 7 mijë euro.

Njoftimi i policisë

Me datë 17.09.2017, nga Seksioni kundër krimeve ndaj pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas një pune të mirëorganizuar hetimore dhe profesionale, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:

- K. N. , 18 vjeç, banues në Lezhë

Ky shtetas dyshohet se ka kanosur me anë të mesazheve telefonike një shtetase të mitur 17 vjeçare, për t’i marrë shumën prej 7000 eurove duke e shantazhuar se do t'i publikonte në rrjete sociale fotografi intime.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë" parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy