Papa: Në Vatikan ka korrupsion

Papa: Në Vatikan ka korrupsion

“Në Vatikan ka korrupsion. Por unë jam i qetë. Nëse ka një problem, i shkruaj një letër Shën Jozefit dhe e vendos poshtë një statuje që kam në dhomën time”. Papa Françesku e pranon ekzistencën e korrupsionit brenda kishës katolike në një intervistë të publikuar nga “Corriere della Sera”.

Ndërsa në lidhje me akuzat për abuzime seksuale nga priftërinjtë, ai thotë se në to është dora e djallit. “Nëse ka të tillë të përfshirë, është e qartë se aty është edhe prezenca e djallit që shkatërron veprën e Jezusit, përmes atij që duhet të përcjellë fjalën e Krishtit. Por le të flasim qartë: kjo është një sëmundje. Nëse nuk e pranojmë se është sëmundje, nuk mund ta zgjidhim siç duhet këtë problem”, shprehet ai.

Ndërsa në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore, Papa përmend një shprehje të vjetër të italianëve.

“Nuk përdor ilaçe për gjumin dhe as qetësues. Italianët kanë një këshill të mirë: Për të jetuar i qetë duhet pak moskokëçarje e shëndetshme”, thotë ai.  / ANSA /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy