
Reperi amerikan Lil Baby dhe truproja e tij janë gjobitur për posedim të lëndëve narkotike në Francë, ka thënë policia në Paris.
26-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është Dominique Armani Jones, kaloi natën e së enjtes në paraburgim ndërsa policia e mori në pyetje.
Ai u la i lirë të premten në mëngjes.
Jones ishte i shoqëruar me yllin e NBA James Harden në momentin e arrestimit, por basketbollisti nuk u arrestua ose dyshua.
Lil Baby dhe Harden ishin në Paris për Javën e Modës.
Hip hop artisti shkoi të mërkurën në shfaqjen e Couture të Balenciaga.
Lil Baby ka lindur në Atlanta, Georgia, dhe është i njohur më së shumti për këngët e tij "Drip Too Hard" dhe "The Bigger Picture" - një këngë proteste e cila u lançua pas vdekjes së George Floyd.



