“Pse na gënjyet, na trajtoni si idiotë”, Dyrnjaja: Berisha ka turp të pranojë humbjen e zgjedhjeve

“Pse na gënjyet, na trajtoni si idiotë”, Dyrnjaja: Berisha ka turp të pranojë humbjen e zgjedhjeve

Gazetari Denis Dyrnjaja në emisionin “Të Paekspozuarit” debatoi me nënkryetarin e PD-së, Oerd Bylykbashi për denoncimin e vjedhjes së votave nga qeveria pas mbarimit të zgjedhjeve të 14 majit. Dyrnaja u shpreh se PD kishte dhënë garanci të plota se do të ruanin votat e shqiptarëve, ndërsa pas pasdites së 14 majit nisën denoncimet për qeverinë se kishte manipuluar rezultatin dhe deformuar vullnetin e zgjedhësve dhe kjo, sipas tij, është bërë nga Berisha, që ka turp t’u thotë vartësve të vet se i ka humbur zgjedhjet. “Duhet ta mirëkuptojmë z. Bylykbashi dhe të tjerët. Ky nuk është problemi i këtyre, i skalionit të dytë dhe të tretë në PD. Ky është makthi i Berishës për të pranuar të vërtetën. Berisha ka turp t’u thotë këtyre të PD-së që i ka humbur zgjedhjet dhe i ka impostuar të gjithë në fushatën që zgjedhjet u vodhën. Ne nuk mund të shumëzojmë një rast që ju nxirrni atje me 100 mijë raste. Sapo thatë tani se 1.2 milionë zgjedhësve iu ndryshua qendra e votimit. Po ju nuk e zbuluat këtë më 14 maj. Po pse na gënjyet publikisht nga Sali Berisha se zgjedhjet janë të garantuara, s’ka shans të vidhen. Po na trajtoni si idiotë. Ishte Berisha këtu ku jeni ju dhe nuk e tha. Ore, ishim ne armiqtë e Berishës pse kërkonim garanci për zgjedhjet. Po juve heshtët, heshtët, heshtët, deri më 14 maj pasdite kur u njohët me rezultatin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy