Bruksel, i dyshuari për "sulm terrorist" është vrarë nga policia

Bruksel, i dyshuari për "sulm terrorist" është vrarë nga policia

Ushtarët e kanë qëlluar një të dyshuar në qendër të Brukselit në Belgjikë, pas një eksplodimi të vogël në një stacion hekurudhor mbrëmë vonë.

Ekipi i specializuar i policisë për bomba e ka kryer një shpërthtim të kontrolluar të jelekut me bombë, të cilin i dyshuari e kishte në në Stacionin Qendror dhe ishte kontrolluar për të parë nëse ai kishte gjëra të tjera të rrezikshme, ka raportuar rrjeti VTM.

Autoritetet e evakuuan stacionin.

Duket se askush tjetër nuk është plagosur, pos të dyshuarit, dhe dëmet nga shpërthimi ishin të kufizuara.

Zyra e prokurorit të Brukselit njoftoi se duket se është penguar një “sulm terrorist”.

I dyshuari është konfirmuar i vdekur nga policia.

Policia e Brukselit ka shkruar në rrjetin Twitter se ishte “një incident me një individ në stacion dhe se situata është nën kontroll”. / REL /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy