Vendi vakant në Gjykatën Kushtetuese/ Meta shpall për herë të tretë procedurën

Vendi vakant në Gjykatën Kushtetuese/ Meta shpall për herë të tretë procedurën

Presidenti Ilir Meta një ditë para përfundimit të afatit të thirrjes për vakancën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese që në 7 shkurt të 2018, i është drejtuar me një mesazh juristëve që të aplikojnë.

Është e treta herë që Presidenti i Republikës shpall thirrjen për plotësimin këtij vendi vakant, pasi në të dy procedurat e mëparshme të datës 7 shkurt 2018 dhe të datës 27 shtator 2019, kandidatët që shprehën interesin ose janë tërhequr gjatë garës, ose nuk janë kualifikuar nga KED gjatë procesit të verifikimit të tyre, duke pamundësuar kështu sigurimin e një numri të mjaftueshëm kandidatësh për ushtrimin e të drejtës së emërimit të një anëtari të Gjykatës Kushtetuese për këtë vend vakant.

Afati i paraqitjes së kërkesës për shprehjen e interesit, për këtë vend vakant është nesër data 14 tetor 2020.

“Sot kur kanë ngelur edhe 1 DITË nga përfundimi i këtij afati i bëjmë thirrje publike dhe inkurajojmë të gjithë juristët me integritet, pjesë e sistemit të drejtësisë ose jo, që plotësojnë kushtet e kandidimit të mos hezitojnë për të aplikuar për këtë pozicion në Gjykatën Kushtetuese që i përket për plotësim Presidentit të Republikës.

Pas përfundimit të procedurës së aplikimit, lista e kandidatëve aplikues dhe dokumentacioni shoqërues i përcillet Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vlerësim sipas ligjit.

Emërimi si Gjykatës Kushtetues, është nder për personin që aplikon dhe një shërbim i madh për Shqipërinë, për ruajtjen e sovrantitetit dhe demokracisë së vendit, dhe mbi të gjitha një hap i rëndësishëm për të ardhmen Evropiane të Shqipërisë.

Ripërtëritja dhe bërja plotësisht funksionale e Gjykatës Kushtetuese, por dhe e Gjykatës së Lartë janë kushte kryesore të çeljes së negociatave dhe plotësimi i këtyre kushteve kërkon jo vetëm angazhimin e të gjitha institucioneve të përfshira por duhet të gjejë dhe mbështetjen e shoqërisë shqiptare e cila brenda saj ka plotë juristë me integritet që dëshirojnë të japin kontributin e tyre në këtë proces kaq të rëndësishëm.

Për juristët me integritet, edhe sikur 1 ditë të vetme të jenë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese është vlerë e shtuar në karrierën e tyre në sistemin e drejtësisë.

Ripërtëritja e Gjykatës Kushtetuese është jetike për Shqipërinë!

Thirrja është e hapur deri në datën 14 tetor, ndaj Presidenti i Republikës sot i fton të aplikojnë dhe të mos ndihen të frikësuar nga procesi i verifikimit që do të pasojë në KED.

Presidenti i Republikës, përsërit edhe një herë thirrrjen për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, të përfundojë sa më parë e sipas ligjit shqyrtimin e kandidaturave për vendin vakant që aktualisht ka në proces, dhe të angazhohet me të gjitha kapacitetet për vlerësimin dhe pikëzimin e kandidatëve dhe t`i propozojë Presidentit listën e kandidatëve për plotësimin e kësaj vakance, sipas ligjit.

Presidenti i Republikës përsërit edhe një herë thirrjen ndaj Këshillit të Lartë Gjyqësor që të punojë në mënyrë të pandreprerë në drejtim të verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturave për plotësimin e të gjitha vendeve vakant në Gjykatën e Lartë, e cila jo vetëm që duhet të jetë plotësisht funksionale sa më shpejt për shqyrtimin e çështjeve të mbartura, por kjo Gjykatë është përgjegjëse për të emëruar dhe 3 anëtarët e tjerë të Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese duhet të jetë plotësisht funksionale me të 9 anëtarët e saj, në mënyrë që gjatë shqyrtimit të çështjeve kjo trupë gjyqësore të mos hasë në asnjë pengesë proceduriale që bën të pamundur marrjen e vendimeve për themelin e pretendimeve kushtetutese të ngritura nga palët".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy