Zveçla: Nuk ka nevojë për ndërhyrjen e KFOR-it, policia e Kosovës po mbron me sukses integritetin e vendit

Zveçla: Nuk ka nevojë për ndërhyrjen e KFOR-it, policia e Kosovës po mbron me sukses integritetin e vendit

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Zveçla, thotë se policia ka kapacitetin për të menaxhuar situatën në veri dhe nuk është e nevojshme ndërhyrja e KFOR-it. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Zveçla tha se inteligjenca në Kosovë ka informacione për grupe të tjera paramilitarësh serbë që po trajnohen.

Serbia nuk i ka përfunduar planet e saj. Kemi informata se ka grupe të tjera që janë trajnuar në vazhdimësi. Ka me dhjetëra paramilitarë që trajnohen në mënyrë që të realizojnë aksione të tilla.

Deri tani mund t’ju them se policia e Kosovës po tregohet profesionale dhe e përgjegjshme ndaj vendit. Beteja e 24 shtatorit ka ndodhur përreth manastirit dhe nuk kemi asnjë civil të lënduar.

Nuk ka nevojë KFOR që të marrë nën kontroll asgjë. Kemi policinë e Kosovës që po mbron me sukses integritetin dhe sovranitetin.

Lidhur me deklaratën e kryeministrit Kurti për patrullime të përbashkëta të Policisë së Kosovës me KFOR-in, Zveçla sqaroi se bëhet fjalë për vijën kufitare.

Policia e Kosovës është e aftë të menaxhojë situatën. Ajo që Kurti ka thënë që patrullime të përbashkëta mes KFOR dhe policisë kufitare. Kemi vështirësi në patrullim aty për shkak të marrëveshjes së Kumanovës, e cila përcakton që policia e Kosovës të rrijë 1 km nga kufiri. Nuk bëhet fjalë për menaxhimin e situatës në 4 komunat e veriut. Policia e Kosovës është e mjaftueshme për ta menaxhuar këtë situatë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy