Hapet nesër Kopshti i ri Zoologjik, ndryshon drejtimi i lëvizjes së automjeteve te 'Liqeni i Thatë

Hapet nesër Kopshti i ri Zoologjik, ndryshon drejtimi i lëvizjes së automjeteve te 'Liqeni i Thatë

Kopshti i ri Zoologjik do të hapë nesër dyert për të gjithë fëmijët e Tiranës, të cilët do të njihen me kafshët dhe mjediset e mrekullueshme të asaj hapësire të transformuar.

Por, me qëllim lehtësimin e qarkullimit të automjeteve, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka marrë masa edhe për ndryshimin e lëvizjes së tyre.

Më konkretisht, duke nisur nga kjo e shtunë, qarkullimi në segmentin e rrugës “Liqeni i thatë” do të kthehet me një drejtim lëvizjeje, sipas sensit nga rruga “Hamdi Sina” në drejtim të “Kopshtit Zoologjik”.

Përjashtim bëjnë veç mjetet e Transportit Urban, i cili do vazhdojë lëvizjen sipas itinerarit që ka realizuar deri më tani, dhe rezervojnë të drejtën për kalimin në dy senset e aksit rrugor.

Ndërsa, aksesi hyrës i kalimit të automjeteve për qytetarët, për pjesën e rrugës që kthehet me një drejtim lëvizje, do të bëhet nëpërmjet kalimit në Unazën e Madhe të Qytetit, si dhe duke e aksesuar zonën tek nyja e re, pranë Liqenit të Thatë (sipas hartës bashkëngjitur).

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy