Një video e rëndë është publikuar nga “Animal Rescue Albania” në Instagram, ku një burrë shihet teksa kryen veprime seksuale me qentë e rrugës.
Videoja e cila besohet se është filmuar në lulishten e Muzeut Kombëtar, në Tiranë, është regjistruar nga një grua e cila i kërkon burrit që të largohet prej aty.
“Po të filmoj, largohu që aty”, dëgjohet gruaja duke i thënë personit i cili është ende i paidentifikuar.
Ngjarja regjistrohet jo më larg se 5 ditë pas protestës së aktivistëve për mbrojtjen dhe të drejtat e kafshëve para bashkisë së Tiranës.
Kujtojmë se më 2 qershor mbahet seanca e radhën në Gjykatës e Posaçme kundër vendimit për refuzimin e padisë nga ana e SPAK, ndërkohë aktivistët paralajmëruan të tjera protesta deri në zhdukjen e fenomenit të dhunës dhe zhdukjes së kafshëve.



