Drejtori i Institutit Shqiptar për Gjeopolitikë, Sadri Ramabaja, për deklaratën e ministrit David Kameron në parlamentin britanik se Serbia është vegël e Rusisë në Ballkan, thotë se me këto fjalë ka vënë pikën mbi “i”.
Nënvizoi atë që dihej ngaherë por që nuk ishte thënë nga asnjë ministër i fuqishëm që e njeh mirë Ballkanin, por edhe projektet e Rusisë për të mbetur me çdo kusht prezent në Europën juglindore.
Në një lidhje për edicionin e lajmeve në MCN TV, përgjigjen e Presidentit serb Aleksandar Vuçiç ndaj Kameron, duke thënë se Serbia nuk është protektorat i askujt, e cilësoi si thjesht çështje të retorikës, duke nënvizuar se e ka të qartë se Europa Juglindore po përvijohet në rendin e ri.
Sa i takon mundësisë për anëtarësim në NATO, Ramabaja thotë se gjithçka varet nga qëndrimi i perëndimit.
Jemi në fillim të atij procesi se perëndimi e ka trajtuar tepër butë Serbinë me idenë se do e shkëpusë nga orbita ruse.
Janë qëndrimet e qarta të Britanisë së Madhe.
Për anëtarësimin, gjithçka do të varet me ushtrimin e presionit ndaj katër shteteve të NATO-s që nuk e kanë njohur ende Kosovën.
Paqja dhe siguria në Ballkan mund të garantohen vetëm duke e inkorporuar Kosovën, nën ombrellën e sigurisë së NATO-s.
Bashkimi i republikës SRPSKA me Serbinë, duket proces i pandalshëm.
Nuk duhet ta shohim me sy shumë kritik, pasi do i hapte rrugën rishikimit të kufijve, çka do i leverdiste kombit shqiptar.



