
Një protestë me incidente që në minutat e para, që më pas u kthye në përplasje mes protestuesve dhe policisë.
Kjo e fundit nuk kurseu as gazin lotsjellës, as ujin, me të cilin u përpoq të shpërndante turmën. Për shkak të gazit lotsjellës, disa persona u lënduan.
Mes tyre dhe gazetarja e Tema TV, Eliza Gjediku, e cila humbi ndjenjat dhe përfundoi në spital.



