Infektohet me koronavirus presidenti i Polonisë, Andrzej Duda

Infektohet me koronavirus presidenti i Polonisë, Andrzej Duda

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, është infektuar me koronavirus. Lajmin e bëri të ditur ministri presidencial, Blazej Spychalski.

Sipas këtij ministri, i cili njoftoi për infektimin e presidentit përmes një postimi në Twitter, kreu i shtetit të Evropës Qendrore është duke u ndier mirë, shkruan Reuters.

 “Presidenti dje u testua për praninë e koronavirusit. Rezultati doli të jetë pozitiv. Presidenti është mirë. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me shërbimet mjekësore përkatëse”, shkroi ministri Spychalski në rrjetin e famshëm social.

Ndryshe, Duda e siguroi mandatin e ri si president verën që shkoi pasi i fitoi zgjedhjet me rezultat të ngushtë në rundin e dytë që u mbajt në korrik.

Ai njihet për qëndrimet populiste dhe është përplasur me Bashkimin Evropian rreth reformave që synon t’i bëjë në sistemin e drejtësisë, të cilat nga BE-ja janë cilësuar si rrezikim i pavarësisë së këtij sektori.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy