Si ndodhi plagosja e berberit në Lezhë, kush ishte shënjestra dhe të dyshuarit/ Emrat (VIDEO)

Si ndodhi plagosja e berberit në Lezhë, kush ishte shënjestra dhe të dyshuarit/ Emrat (VIDEO)

Katër persona janë shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të të shtënave të ndodhura mbrëmjen e së dielës në Rrilë të Lezhës.

 

Gazetari Juli Simoni raportoi për “MCN Live” se ngjarja është arritur të zbardhet, ndërsa një polic i ndaluar ka qëlluar me armë për të neutralizuar banorët.

 

Për rrjedhojë me urdhër të Prokurorisë, u ndalua efektivi i policisë Besart Kovaçi, i cili akuzohet për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

 

Shtatë personat e përfshirë në ngjarje hynë në berberhane dhe u prezantuan si policë me synim dhunimin e Merando Nikulajt, me të cilin kishin pasur konflikt më parë. 

 

Pesë prej tyre kanë qenë të armatosur, ndërsa dy prej tyre mbanin shkopinj bejsbolli dhe përballë tyre efektivi i policisë që ndodhej në vendngjarje, hapi zjarr drejt të dyshuarve.

 

Ndërkohë që edhe një person tjetër ka qëlluar nga brenda berberhanës. 

 

Si të dyshuar në këtë ngjarje janë shtetasit Geraldo Ndoka, Elesio Ndoka, Kevin Ndoka dhe Mëerando Nikulaj, të cilët janë shpallur në kërkim.

 

Atentati ndodhi mbrëmjen e së dielës në një berberhanë në zonën e Rrilës, ku mbeti i plagosur me katër plumba berberi Sokol Daci, i cili ndodhet në gjendje kritike. 

 

Atentati ishte planifikuar ndaj 20-vjeçarit Merando Nikulaj, nip i biznesmenit Ardian Nikulaj, i cili u vra më 19 prill në lokalin e tij në Shëngjin, por për shkak të ngatërrimit të shënjestrës, plumbat kapën berberin.

 

Në momentin kur u hap zjarr ndaj biznesit, dyshohet se Sokol Daci ishte duke e qethur Merando Nikulajn. 

 

Nga të shtënat me armë zjarri dyshohet se ka mbetur i plagosur edhe vetë Merando Nikulaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy