Shkakton të njëjtin dëm si duhani, ja veprimi që bëjmë në punë që dëmton zemrën

Shkakton të njëjtin dëm si duhani, ja veprimi që bëjmë në punë që dëmton zemrën

Qëndrimi në këmbë për orë të tëra dëmton shëndetin, pasi dyfishon rrezikun e sëmundjeve të zemrës njësoj si duhani. Ky është përfundimi i një studimi të kryer në Kanada dhe të botuar së fundmi në American Journal of Epidemiology.

Studiuesit kanë analizuar për 12 vjet 7000 banorë të Ontarios, të cilët ishin në marrëdhënie pune. Ata vunë re se kush rrinte në këmbë ishte dy herë më shumë i rrezikuar nga sëmundjet e zemrës se ai që e kalonte kohën e punës ulur.

Ekspertët shpjegojnë se qëndrimi në këmbë shton presionin te venat e gjakut dhe rrit stresin, që kontribuon në shtimin e probabilitetit të sëmundjeve kardiake dhe provokon dhimbje kronike në shpinë dhe probleme në këmbë.

Profesionet më të rrezikuara janë kasierët, shitëset, kuzhinierët dhe sanitarët. Sipas mjekëve, metoda më e mirë për të minimizuar rrezikun është alternimi i kohës së kaluar në këmbë me disa minuta ulur si edhe ushtrime të rregullta streçing në pauzat e lejuara. / G.S. / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy