Mesha e Krishtlindjes/ Besimtarët e pajisur me maska luten për shëndet këtë vit

Mesha e Krishtlindjes/ Besimtarët e pajisur me maska luten për shëndet këtë vit

Sot festohet vigjilia e Krishtlindjes për të gjithë besimtarët katolikë. Ndryshe nga vitet e tjera, kësaj here për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe kufizimit me orën policore nisi në orën 18:00 në Katedralen e Shën Palit dhe në 18:30 në Dioqezat e tjera në vend.

Ishte imzot George Frendo, Kryeipeshkvi i Kishës Katolike në Shqipëri, ai që siguroi se ishin marrë masat e nevojshme për të shmangur grumbullimet e njerëzve, duke kërkuar leje për zhvillimin e ceremonisë tek Komiteti Teknik.

Teksa ka uruar gjithë besimtarët e krishterë, Frendo ka bërë apel që të mbizotërojë respekti dhe dashuria mes njerëzve dhe të shmangen aktivitetet kriminale, për të cilat tha se janë shqetësuese në vendin tonë.

Imzot Frendo tregoi dhe historinë prekëse të një besimtari 75-vjeçar që njohu në spital kur po kurohej me Covid-19. Ishte një pacient në një dhomë me Frendon dhe u bënë shumë miq. Ai i kishte treguar Imzotit shumë gjëra nga jeta e tij private, duke i dhënë një mesazh të fortë.

“Kur u sëmura para disa javësh dhe shkova në spital, isha në një dhomë bashkë me një burrë 75 vjeç, dhe ai me Covid-19 ishte. Jemi bërë shumë miq! Ishte një njeri i thjeshtë dhe shumë besimtar, më fliste shumë për familjen e tij, për gruan e tij. Më tregoi fotografinë e saj, ishte shumë e bukur, por e paralizuar. Ai kujdesej për të, duke e larë, duke e pastruar dhe duke gatuar për të. Kjo është shembull i asaj dashurie që nuk vjetërohet, që nuk mbaron kurrë. Më fliste për fëmijët, që i kishte rritur dhe edukuar me shumë dashuri dhe sakrificë, e ata sot të martuar bëjnë të njejtën gjë. Krishtlindja është festa e familjes. Rroftë Jezu Krishti”, tha në fjalën e tij, imzot Fredo.

Në lutjen e Krishtlindjes, besimtarët e krishterë të pajisur me maska mbrojtëse nga Covid-19 dhe në distancën e duhur sociale këtë vit janë litur për shëndet të cilin pas pandemisë e konsiderojnë primarin, e më pas çdo mirësi tjetër.

Sot dita e Krishtlindjes kremtohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, pemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe Kartolinave, familjen e bashkuar, dhe ardhjen e Shën Nikollës apo Plakut të Vitit të Ri për të sjellë dhuratat.

Jezusi besohet nga të krishterët si Biri i Perëndisë dhe Perëndia vetë e mishëruar, zbritur në tokë për të shlyer mëkatet e njerëzimit, dhe për ta kthyer atë në shtëpinë e Perëndisë. Sipas Ungjillit të Lukës dhe Mateut, Jezusi lindi nga Maria në Betlehem, ku ajo dhe i shoqi i saj Jozefi po pushonin rrugës për në vendlindjen e tyre, Nazaret, për të marrë pjesë në numërimin e mbarë popullsisë urdhëruar nga perandori August.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy