U bllokua në “Ujëvarën e Sotirës”, shpëtohet turistja peruane

U bllokua në “Ujëvarën e Sotirës”, shpëtohet turistja peruane

Një turiste nga Peruja ka mbetur e bllokuar midis shkëmbinjve në vendin e quajtur “Ujëvara e Sotirës”, teksa ishte duke eksploruar me këmbë zonën. Si pasojë e terrenit të vështirë e të thepisur turistja nga Peruja nuk ka mundur të dalë prej aty dhe ka njoftuar shërbimet e policisë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh dhe shërbimet mbështetëse, janë nisur në drejtim të zonës ku kishte mbetur e bllokuar turistja.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe punës së mirorganizuar, punonjësit e Policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen e turistes nga terreni i vështirë ku ishte bllokuar, të cilës, më pas, i është ofruar shërbimi mjekësor dhe aktualisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy