Një 61-vjeçar shqiptar vdiq në Itali për shkak të një infarkti në plazh. Ngjarja ndodhi në Bibbione, Venezia, ku shqiptari po pushonte së bashku me familjen e tij. Burri është larë në det dhe në momentin që është afruar pranë bregut, është rrëzuar në ujë.
Menjëherë pushuesit e tjerë, përfshirë edhe një mjek, i kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë njoftuar ambulancën, por ka qenë tepër vonë, pas mjekët e mbërritur në vendin e ngjarjes kanë konstatuar vdekjen e 61-vjeçarit.
E gjithë skena ka ndodhur para syve të bashkëshortes, e cila është çuar gjithashtu në spital për shkak të tronditjes psikologjike. Viktima mësohet se vuante nga problem të zemrës.



