
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me anë të një reagimi të tij ndalet në çështjen e asociacionit, duke pyetur drejtuesit serbë se pse nuk lejojnë asociacione njëetnike në Serbi, kur një gjë të tillë e kërkojnë në Kosovë.
Gjithçka e nis me një pyetje: Asociacionet e komunave mbi baza etnike në Serbi?
Minoritete në Serbi zyrtarisht llogariten 21 sosh: kroatët, bunjevcët, bullgarët, boshnjakët, shqiptarët, hungarezët, romët, rumunët, rusinët, sllovakët, ukrainsët, lidhja hebreje, ashkalinjët, vllehët, grekët, egjiptianët, gjermanët, sllovenët, çekët, maqedonët, malazezët.
Në vijim ai shton se 11 komuna në Serbi udhëhiqen nga kryetarë joserb.
Ndër të tjera Kurti shton se asociacione një-etnike komunash do të mund të formonin hungarezët, boshnjakët, shqiptarët dhe bullgarët.
Pse Serbia nuk ua mundëson këtë, përderisa e kërkon një gjë të tillë në Kosovë?



