Kaso: Meta si drejtues i koalicionit, vendim për të irrituar demokratët. Gati kallëzimi për Ramën në SPAK (VIDEO)

Kaso: Meta si drejtues i koalicionit, vendim për të irrituar demokratët. Gati kallëzimi për Ramën në SPAK (VIDEO)

Sekretari për çështjet ligjore dhe zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, regjistrimin e emrit të Ilir Metës si drejtues i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, si vlerë të vetme sheh se bëhet për të treguar se të gjithë instrumentet ligjor të kontrollit të zgjedhor, janë të kapura nga shteti.

Në një lidhje me MCN Live, ai deklaroi se ka raste fare të pastra që interesi politik i maxhorancës dhe fraksionet e saj, prevalojnë atë që ligji shkruan të zezë mbi të bardhë me synim arritjen e një rezultati të mazhorancës, në dëm të opozitës.

Kaso tha se nëse partitë politike e kanë detyrim të qartë të vënë emrin e kryetarit, ky detyrim nuk ekziston në rastin e koalicioneve dhe si i tillë i takon vetë koalicionit nëse do të identifikohet me një drejtues ose jo.

E regjistroi koalicionin siç ishin paraqitur, ka qenë një kërkesë në unison me përfaqësuesit e mazhorancës e atyre që garojnë me PD zyrtare, të cilët jo rrallëherë i kanë bashkuar votat me përfaqësuesit formal të PD, që Sali Berisha nuk është drejtuesi i koalicionit dhe se ky drejtues duhet të ishte me doemos Ilir Meta.

Votat e mazhorancës u vunë në dispozicion menjëherë si në KAS dhe vendimi i Kolegjit Zgjedhor që duhet të ishte krejt i ndryshëm, në një kohë shumë të shkurtër, ditën e nesërme, u shprehën në favor të asaj që mazhoranca kishte parathënë dhe që i interesonte të kishte në fletën e votimit.

Për partitë përbërëse të koalicionit që kishin paraqitur në institucionin suprem të kontrollit të zgjedhjeve që deklaronin se udhëheqësi i koalicionit është Sali Berisha, përsëri interesi prevalent i mazhorancës në Gjykatën e Apelit, vendosën siç iu ishte urdhëruar të vendosnin.

Ky akt i disati dhunues në respektim të dispozitave ligjore është veçse një akt që nxjerr lakuriq gjithë ato që duhet të ishin organet garantë dhe supervizore të procesit zgjedhor.

Demokratët e dinë që drejtuesi i koalicionit është Berisha dhe ky është veçse një akt që i ka bërë më të irrituar demokratët.

E vetmja gjë që i step dhe tulat deri në një farë mase që të tregojnë që janë mazhorancë në këtë vend është dhuna dhe presioni i pashembullt i pushtetit.

Armiku ynë politik i deklaruar është një dhe vetëm një Kryeministri dhe në Tiranë, kryetari në ikje i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Betejën kandidatët tanë e kanë me përfaqësuesit e mazhjorancës.

Ai tha se kanë hyrë në fushatë në kushte të vështira terrori, jo vetëm ndaj administratës por ndaj gjithë shqiptarëve, prandaj shtoi se nuk kanë asnjë minutë kohë për të humbur dhe asnjë grimcë energjie për të shpenzuar me kandidatë të tjerë.

Kaso shtoi se hapja e fushatës së opozitës nuk vlen më shumë se 4 pisha që ka mbjellë Erion Veliaj.

Ai tha se duke qenë pjesë e një koalicioni, kanë detyrim të bëjnë publike, që të bëjnë në KQZ të gjitha shpenzimet, hyrjet dhe daljet për çdo send që hyn dhe shpenzohet nga koalicioni në funksion të fushatës do të jetë jo vetëm objekt deklarimi, por edhe kontrolli.

Sipas tij, çdo shifër që del prej tyre, del nga nënvetëdija e tyre kur flet për shifra qindra mijëra euro, siç e kanë për shpenzimet e tyre.

Kryeministri është kërcënim për vendin, nuk është as për Shkodrën, as Elbasanin, por është kërcënim politik dhe fizik për të ardhmen e shqiptarëve dhe mbijetesën e tyre, pasi në dhjetë vitet e fundit kanë ikur 1/3 e shqiptarëve.

Nëse vazhdojmë dhe 16 vjet siç kemi ecur këto vite të kaluara, do shpopullohemi totalisht. Kryeministri duhet të bashkëpunojë me pushtetin vendor.

Kryeministri shkel me të dyja këmbët detyrimet kushtetuese, kërcënon haptaz zgjedhësit, që nëse do të na imponoheni me anë të votës, atëherë ne do të ndërpresim financimet, do ju ndërpresim bukën e gojës, është në shkelje të çdo paragrafi zgjedhor, sa i takon veprave penale në fushën zgjedhore.

Kemi gati kallëzimet penale dhe brenda pak ditësh do i çojmë në SPAK për Kryeministrin dhe këdo që e ndjek dhe përdor këtë gjuhë.

Do e çojmë përsëri dhe për këtë se Rama duhet të kuptojë se Shqipërinë nuk e ka çifligun e babait.

Nëse nuk do të merret SPAK, ka organizma të tjera ndërkombëtare që merren me të, ka Gjykatë Kushtetuese.

Ka abuzim ekstrem me pushtetin që Kryeministri konsumon gjatë fushatës zgjedhore.

Po bëjmë gjithçka është e mundur që të gjithë informacionet t’iu paraqiten institucioneve ligjzbatuese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy