Meloni, bisedë me Natanjahun: Duhet de-përshkallëzim dhe armëpushim

Meloni, bisedë me Natanjahun: Duhet de-përshkallëzim dhe armëpushim

Kryeministrja Giorgia Meloni, në kuadër të kontakteve të vazhdueshme që ka për krizën në Lindjen e Mesme, ka zhvilluar sot një tjetër bisedë telefonike me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanjahu, ku ka ripërsëritur shpresën e saj të madhe se mund të arrihet një marrëveshje për një armëpushim i qëndrueshëm në Gaza dhe lirimi i pengjeve, në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në raundin tjetër të negociatave më 15 gusht.

Kryeministrja përsëriti mbështetjen e saj të vendosur për ndërmjetësimin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari.

Duke njohur të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje, ajo nënvizoi rëndësinë e de-përshkallëzimit në nivel rajonal, duke përfshirë përgjatë kufirit izraelito-libanez ku është e pranishme forca ndërhyrëse e Kombeve të Bashkuara, UNIFIL, ku Italia luan një rol udhëheqës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy