Një situatë e tensionuar është raportuar në ambientet e Aeroportit të Vlorës, ku ka pasur përplasje mes përfaqësuesve të kompanisë MABCO të Behgjet Pacollit, nënkontraktorëve dhe rojeve të sigurisë.
Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka ndodhur brenda hapësirave të aeroportit, ku punonjës të kompanisë MABCO dyshohet se kanë nxjerrë me forcë nga zyrat personelin e ‘2A Group’ të Valon Ademit që ndodhej aty në momentin e incidentit.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se situata ka shkaktuar tensione mes palëve, ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar lidhur me shkaqet e ngjarjes apo pasojat e saj. Nuk raportohet për persona të lënduar, por rrethanat e plota të incidentit mbeten për t’u sqaruar.
Pritet që autoritetet dhe palët e përfshira të japin më shumë detaje në vijim për të hedhur dritë mbi ngjarjen.



