Në prag të nisjes së vitit shkollor, bashkia e Tiranës po vijon rikonstruksionin e shkollave.
Kryebashkiaku, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga deputeti i PS, Ervin Bushati, inspektoi punimet që po kryhen në shkollën “Siri Kodra”, prej nga siguroi se gjithçka do të jetë gati në shtator, për të mirëpritur 600 nxënësit që mësojnë këtu.



