Asgjësohen 125 bimë narkotike në Poliçan/ Arrestohet babi me dy djemtë dhe pronari i tokës, nën sekuestro 3 armë gjahu

Asgjësohen 125 bimë narkotike në Poliçan/ Arrestohet babi me dy djemtë dhe pronari i tokës, nën sekuestro 3 armë gjahu

Policia e Poliçanit ka vënë në pranga 3 persona, H. D., 58 vjeç, F. D., 32 vjeç dhe A. D., 29 vjeç (babai dhe 2 djemtë) pasi kultivuan bimë narkotike në fshatin Tozhar.

Bëhet me dije se 32-vjeçari u kap në flagrancë teksa ujiste bimët narkotike që kishte kultivuar në fshatin Tozhar, në bashkëpunim me 2 të arrestuarit e tjerë, 125 bimë kanabis sativa të cilat u asgjësuan nga nëpërmjet djegies.

Nga kontrollet, këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan 3 armë gjahu që posedoheshin pa leje, me qëllim ruajtjen e sipërfaqes me bimë narkotike.

Në prangat e policisë ka rënë dhe shtetasi G. V., 63 vjeç, aktualisht banues në Durrës, pasi bimët u gjetën të kultivuara në tokën në pronësi të tij, në fshatin Tozhar, ndërkohë që ka nisur procedimi penal dhe për H. V., 59 vjeç (vëllai i 63-vjeçarit) pasi iu gjet në banesë dhe iu sekuestrua si provë materiale, një armë gjahu që posedohej pa leje.

Njoftimi i policisë: Shërbimet e Stacionit të Policisë Poliçan në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Skrapar dhe të DVP Berat, si rezultat i një hetimi proaktiv, të kryer me Prokurorinë e Beratit, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Tozhar, Poliçan, nga disa shtetas, finalizuan fazën e dytë të operacionit policor anticannabis, në nivel qarku, të koduar “Tomorri”.

Në kuadër të kësaj faze u arrestuan shtetasit H. D., 58 vjeç, F. D., 32 vjeç dhe A. D., 29 vjeç (babai dhe 2 djemtë). 32-vjeçari u kap në flagrancë teksa ujiste bimët narkotike që kishte kultivuar në fshatin Tozhar, në bashkëpunim me 2 të arrestuarit e tjerë, 125 bimë cannabis sativa të cilat u asgjësuan nga Policia, nëpërmjet djegies. Nga kontrollet, këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan 3 armë gjahu që posedoheshin pa leje, me qëllim ruajtjen e sipërfaqes me bimë narkotike.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. V., 59 vjeç (vëllai i 63-vjeçarit), banues në fshatin Tozhar, pasi iu gjet në banesë dhe iu sekuestrua si provë materiale, një armë gjahu që posedohej pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy