Protesta kundër dëbimit të emigrantëve, Pentagoni dërgon 700 marinsa në Los Anxhelos

Protesta kundër dëbimit të emigrantëve, Pentagoni dërgon 700 marinsa në Los Anxhelos

Ushtria amerikane po përgatitet të dërgojë përkohësisht rreth 700 marinsa në Los Anxhelos, ndërsa në qytet mbërrijnë forca shtesë të Gardës Kombëtare, tha një zyrtar amerikan për Reuters të hënën.

Të dielën, rreth 300 ushtarë të Gardës Kombëtare të Kalifornisë u vendosën në rrugët e Los Anxhelosit për të ndihmuar në mbylljen e protestave për ditën e tretë radhazi kundër zbatimit të ligjit të emigracionit nga Presidenti Donald Trump, një veprim që guvernatori demokrat Gavin Neësom e konsideroi të paligjshëm.

Zyrtari, që kërkoi të mbetej anonim, tha se do të dërgohet një batalion, por për momentin nuk pritet të përdoret Ligji për Kryengritjen.

Parashikohet që numri i forcave të Gardës Kombëtare të rritet në 2,000 deri të mërkurën, dhe deri atëherë marinsat do të jenë mbështetje, por nuk dihet se me çfarë veprimesh do të mbyllin protestën. Situata është e paqëndrueshme dhe mund të ndryshojë dhe veprimet e tyre, shtoi zyrtari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy