
Gazetarja Anduena Llabani në studion e MCN Live ka komnetuar lidhur me raportin e Dash të bërë publik një ditë më parë, për të cilin u shpreh se e sheh si gjithë raportet e tjerë ku i vetmi ndryshim është përmendja e emrave konkretë.
Lidhur me këtë, Llabani u ndal tek emri i pronarit të një media Ylli Ndroqi për të cilin tha se akuzohet se dyshohet se ka pastruar para.
Ndër të tjera ajo shtoi se në raport nuk përmendeshin emrat e Lefter Kokës dhe Saimir Tahirit, por kjo sipas saj ndoshta dhe për faktin se koha e përmbylljes së raportit ka qenë në muajin tetor.
Raporti i DASH më duket një raport i ngjashëm me të tjerat, por në ndryshim kemi të evidentuar dhe emra konkretë. Këtu kemi dhe punën që ata kanë dashur të evidentojnë të punës së bërë nga SPAK dhe do të thoja se në këtë raport për herë të parë flitet për emra konkretë, dhe në këtë raport më bëjnë përshtypje që mungojnë emrat e Sajmir Tahirit dhe Lefter Kokës. Ndërsa emri i pronarit të medias që bëhet fjalë për Ylli Ndroqin dyshohet se ai ka pastruar para, emri i tij është evidentuar në këtë raport. Ndërsa Koka dhe Tahiri nuk janë, por ndoshta përkojnë dhe me kohën e afatit të përfundimit të raportit i cili është përmbyllur në muajin tetor.
Ne kemi shumë para cash por kemi shumë pak procedime dhe hetime. Nuk kemi sekuestrime, por deri këtu shkon puna e SPAK dhe prokurorisë. Ligjet i kemi por nuk zbatohen. Ne kemi grupe kriminale që financojnë dhe fushatat elektorale dhe nuk ndëshkohen. Kemi njerëz me precedentë penale të cilët orientojnë grupe të caktuar në prag fushatash. Asnjëherë s’ka pasur një hetim lidhur me këtë gjë dhe kur vijnë tek ne këto denoncime më parë trokasin dhe në dyert e prokurorisë dhe policisë. SPAK është institucion i ri për drejtësisë që do të vinte në pranga çdokënd, por kemi 2 vite që presim të bëjë çudira dhe asgjë, besoj se është kthyer në një institucion burokratik.



