Përmbytjet në Durrës, Prokuroria sekuestron dokumente në bashki për çarjen e argjinaturës së lumit Erzen (VIDEO)

Përmbytjet në Durrës, Prokuroria sekuestron dokumente në bashki për çarjen e argjinaturës së lumit Erzen (VIDEO)

Prokuroria e Durrësit sekuestron dokumente në bashki lidhur me përmbytjet me të cilat u përball ky qark.

 

Në vijim të hetimeve është regjistruar procedim penal për disa vepra si: “Shkatërrim prone nga pakujdesia”, “Shkatërrim i pronës me përmbytje” dhe “Shpërdorim detyre”.

 

Burime për MCN TV bëjnë me dije se janë sekuestruar dokumentacioni i procedurës së prokurimit, zbatimit dhe marrjes ne dorëzim për objektin “Rehabilitim i argjinaturës, ngritjes së bankinës dhe sistemimi i argjinaturës së lumit Erzen.

 

Dokumentacioni tekniko-ligjor i të gjithë procedurës së lejes së ndërtimit për objektin “Rehabilitim i argjinaturës, ngritjes së bankinës dhe sistemim i argjinaturës se lumit Erzen.

 

Krahas hetimeve nga prokuroria e Durrësit, zyrtarët e bashkisë së qytetit bregdetar ndër to dhe kryebashkiakja Emirjana Sako janë kallëzuar dhe në SPAK nga anëtarja e këshillit kombëtar në Partinë Demokratike Ilirjana Kuçana.

 

Dyshohet se ndërhyrja në argjinaturën e lumit Erzen pa leje ndërtimi dhe pa studim, solli përmbytjen e fshatrave të Sukthit dhe evakuimin e banorëve. 

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy