
Trupat e 180 personave u gjetën në një varr masiv të zbuluar në Lyman, në rajonin e Donetsk, i çliruar nga pushtuesit rusë.
Një lajm i tillë është bërë i ditur nga shefi i departamentit të policisë, Jevhen Zhukov, në Telegram.
Qyteti i çliruar i Lyman në rajonin e Donetskut. Këtu u zbulua një varr masiv me 180 njerëz të varrosur brenda.
Në varr janë gjetur familje të tëra. Mes viktimave ka edhe trupa të fëmijëve të lindur mes viteve 2019-2021.
Ukraina ka denoncuar vazhdimisht krime ndaj civilëve që nga 24 shkurti, ditë kur Rusia ndërhyri ushtarakisht në vend.



