Në një intervistë në TvT të premten, gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri, tha se amendamenti që zgjeron koncensionin e pompave të karburantit me dhjetra milionë euro i propozuar nga deputeti Ilir Beqaj, është pak a shumë i njëjtë me koncensionin e sterilizimit, po ashtu i propozuar nga Beqaj. Për vetë deputetin Beqaj, nuk qëndron.
Drafti i ri parashikon shtimin e kontrolleve që koncesionari ushtron në pikat e karburanteve, nga dy që parashikontë ligji i vjetër.
Në një reagim të tij, fill pas kësaj analize, Beqaj shprehet se anomalia në matje të pompave në nivelin 5 % apo më lart do të thotë që të paktën 1 në çdo 20 vetë blen në mënyrë të gënjeshtërt. Sipas tij, nëse “avoketërit e pompave” nuk duan që të rritet numri i kontrolleve, le t’u kërkojnë të zotëve të pompave që anomalitë në matje të mos kalojnë 5 %.
Reagimi i Ilir Beqajt:
"Tregu vjetor i karburanteve në Shqipëri është rreth :
· 650 mijë tonë naftë
· 90 mijë tonë benzinë
· 180 mijë tonë gaz
apo :· 114,7 miliardë lek naftë
· 23 miliardë lek benzinë
· 14,6 miliardë lek gaz
Anomalia në matje në nivelin 5 % apo më lart do të thotë për konsumatorin shqiptar, matje e pasaktë për :
· 38 milionë litra naftë
· 6,7 milionë litra benzinë
· 16,2 milionë litra gaz
apo7,6 miliardë lekë të përdorua nga konsumatori nën regjim matës të gënjeshërt.
Anomalia në matje në nivelin 5 % apo më lart do të thotë që të paktën 1 në çdo 20 vetë blen në mënyrë të gënjeshtërt.
Nëse 70 milionë dollarë të komsumatorëve përdoren nën një regjim të gënjeshtërt matjeje, kush mban përgjegjësi dhe a duhet t’i dalë njeri për zot këtyre konsumatorëve!
Pompat e karburantit paskërkan avoketër, po kosumatorëve kush ua bën avokatin!
Nëse avoketërit e pompave nuk duan që të rritet numri i kontrolleve, le t’u kërkojnë të zotëve të pompave që anomalitë në matje të mos kalojnë 5 %.
Ditë më parë Tomorri në edicionin elajmeve të TvT, theksoi se amandamenti që zgjeron koncensionin e pompave me dhjetra milionë euro, është një koncension pa tavan, dhe si i tillë ia lë në dorë më shumë privatit, duke rritur kësisoj ndjeshëm kostot për qytetarët.



