
Në përmbyllje të vitit 2021, në emisionin “Të Paeskspozuarit” të Ylli Rakipit, në MCN TV, zunë vend edhe ngjarjet e botës së krimit në këtë vit.
Duke veçuar si disa nga to, si më të rënda dhe ende të pazbardhura, gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, veçoi ngjarjen në zonën e Elbasanit, e cila në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, sollën konfrontimet politike mes PD dhe PS, duke eskaluar deri në vrasjen e mjekut Pjerin Xhuvani, mbështetës i PS.
“Do të veçoja si ndër ngjarjet më të mëdha të botës së krimit, ngjarjen e Elbasanit, e cila pati ndodhur vetëm pak ditë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, e cila ndikon në tërë qytetin e Elbasanit dhe të tërë Shqipërisë, një ngjarje e cila përfshiu shumë eksponentë të botës së krimit, shumë personazh politikë, zyrtarë të policisë, dhe ne ende sot që po flasim nuk e kemi zbardhur asnjë ngjarje. Pra imagjinoni një ngjarje ku janë dy zëvendësdrejtorë të policisë të pranishëm, një numër i konsiderueshëm zyrtarësh të tjerë, të përshirë në grupe kriminale dhe një person i cili pret verdiktin e policisë.
14 marsi pati përplasje mes PS dhe PD, ne këtë zonë, si ndër zonat më të forta, kandiduan Taulant Balla nga PS dhe Gazmend Bardhi nga PD, pati përplasje mes grupesh dhe u vra mjeku psikiatër Pjerin Xhuvani, mbështetës i PS, u vra nga shoqëruesi i Bardhit, ne një debat për materialet zgjedhore.
Sipas gazetares Lala, për këtë ngjarje nuk pati kurrë vullnet për ta zgjidhur , për të na treguar edhe njëherë se sa ndikon krimi i organizuar në rezultatin zgjedhor.
“Unë besoj se nuk ka vullnet deri tani për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, sepse kjo tregoj që krimi i organizuar ndikon në rezultatin zgjedhor, ne fushatat zgjedhore, dhe në këtë mënyrë i vetmi njeri që pret përpara hekurave është Arbër Paplekaj, ai prek verdiktin e drejtësisë, por mendoj që duhet shumë kohë sepse pretendohet se ka shumë ekspertiza të thelluara për tu kryer, ndërkohë që ajo ngjarje është tërësisht e zbardhur e ndodhur në sytë e policisë, në sytë e dhjetëra qytetarëve elbasanas, dhe deri tani do të duhej të ishte mbyllur hetimi dhe të kishim një proces të përfunduar gjyqësor.



