Meksi: Pagesat dixhitale po rriten, bastet online do ta shtyjnë më shpejt Shqipërinë drejt parasë elektronike

Meksi: Pagesat dixhitale po rriten, bastet online do ta shtyjnë më shpejt Shqipërinë drejt parasë elektronike

Në Shqipëri, pagesat dixhitale kanë shënuar një rritje të ndjeshme gjatë vitit 2025, duke arritur në një total prej rreth 4.7 miliardë eurosh. Këto transaksione përfshijnë blerjet online, pagesat e faturave, transferimet e parave dhe përdorimin e shërbimeve të homebanking, duke reflektuar një zhvendosje graduale të konsumatorëve drejt ekonomisë pa cash.

 

Interesi për sistemet dixhitale është veçanërisht i lartë te të rinjtë, ndërsa pritet që kjo temë të jetë sërish në fokus në një diskutim me sipërmarrësin e sektorit IT, Endri Meksi, në MCN Economy.

 

Sipas Meksit, shifrat tregojnë një rritje serioze të përdorimit të shërbimeve bankare dhe online, por ende kërkohet ndarje më e qartë mes pagesave tradicionale dhe atyre dixhitale.

 

Sipas tij, edhe pse pjesa më e madhe e parasë vazhdon të qarkullojë përmes bankave, disa sektorë, si bastet online, pritet të orientohen më shpejt drejt pagesave elektronike. 

 

Meksi thekson se kompanitë e pagesave dixhitale mund të krijojnë mundësi të reja edhe për tregun shqiptar jashtë vendit, duke e bërë procesin më transparent dhe të ligjshëm.

 

Shifra prej 4.6 miliardë eurosh është shumë serioze dhe shumë e madhe. Duhet bërë dallimi mes pagesave bankare dhe atyre online, por kjo tregon qartë rritjen e interesit të konsumatorit shqiptar për pagesat dixhitale.

 

Sot, pjesa më e madhe e parasë vazhdon të jetë te bankat. Aty janë përdoruesit kryesorë, kreditë dhe mikrokreditë, ndaj do të duhet ende kohë që të kemi një zhvendosje më të madhe drejt pagesave dixhitale. Njerëzit do të orientohen aty ku gjejnë shërbim më të shpejtë dhe me më pak kosto.

 

Mendoj se disa sektorë, për arsye praktike, do të kenë si kanal të parë pagesat dixhitale. Ky mund të jetë rasti i basteve online. Nuk shoh skenar që një lojtar të shkojë të presë në radhë në bankë për të kryer këto pagesa. 

 

Operatorët që do të hyjnë në këtë treg do të përfitojnë nga ky fluks i ri, por mbetet për t’u parë sa të përgatitur do të jenë për ta menaxhuar atë.

 

Kompanitë e pagesave dixhitale janë të lidhura me gjithë Evropën dhe mund të luajnë një rol të rëndësishëm ekonomik. Nuk e shoh aspak negative këtë zhvillim, përkundrazi, është e rëndësishme që paraja të kalojë në rrugë të ligjshme.

 

Individët apo kompanitë që do të pajisen me licencat përkatëse për bastet online do të jenë më inovative, mund të ofrojnë zgjidhje edhe për shqiptarët jashtë vendit. Shqiptarët jashtë kufijve mund të luajnë apo të përdorin shërbime shqiptare online pa problem. 

 

Procedurat janë të njëjta si për transfertat financiare: klienti identifikohet dhe procesi zhvillohet në mënyrë të ligjshme. Pagesat për lojërat e fatit do të mund të bëhen me çdo mjet. Pajisje të tilla mund të shërbejnë nesër edhe për shumë pagesa të tjera ekuivalente me bankomatet dhe të vendosura në vende të ndryshme, jo vetëm pranë pikave të bankave. 

 

E rëndësishme është futja e lekut në rrjetin dixhital, sepse bankat kanë një orar zyrtar dhe përtej këtij orari nuk ke akses në rrjet. Prandaj çdo mënyrë modernizimi që i përket shqiptarëve është interesante. 

 

Kjo pajisje është si një bankomat i thjeshtuar: fut lekët, merr lekët, vendos bastin që do dhe në të kundërt merr fitimin ose humbjen sipas rezultatit. Paratë futen në portofolin tënd pa asnjë lloj pagese shtesë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy