
Shtëpia e një deputeti të Kuvendit të Kosovës është vjedhur mbrëmjen e të martës rreth orës 19:30 në Graçanicë.
Sipas mediave vendase bëhet me dije se është vjedhur shtëpia e deputetit të PDK-së, Mërgim Lushtaku.
Ndërkohë Policia raporton se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e deputetit dhe kanë vjedhur 5 mijë euro, stoli ari, një armë me dy karikatorë dhe rreth 30 fishekë.



