‘Fiter Bajrami’, Demetja: Shoqëria e priur drejt materiales, fitimi s’duhet të kaplojë zemrën

‘Fiter Bajrami’, Demetja: Shoqëria e priur drejt materiales, fitimi s’duhet të kaplojë zemrën

Dorian Demetja, teolog dhe përfaqësues i KMSH-së në studion e lajmeve në 'MCN TV' teksa ka folur për Festën e Bajaramit të Madh u shpreh se ajo është një festë për të gjithë e cila vjen pas muajt të Ramazanit.

Ai tha se Komuniteti Mysliman ka marrëdhënie të mira bashkëpunimi me atë të Turqisë, pavarësisht se politika herë pas here bën ndërhyrjet e veta.

Sa i takon ekstremizmit, Demetja tha se ndodh kudo në çdo fushë, por siç ai shprehet qasja duhet të jetë në rrugën e mesme, pasi qysh herët komuniteti mysliman vazhdon dijen në orientimet me statut dhe rregullore për të vazhduar traditën.

Në fund ai deklaroi se shoqëria është e prirur drejt fitimit material dhe se islami nuk e ndalon diçka të tillë, por se duhet të tregojnë kujdes që kjo të mos ju kaplojë zemrën.

Intervista e plotë

1.Pamë sot mijëra qytetarë në sheshin “Skëndërbej” në faljen e Namazit, një ritual pothuajse I përvitshëm. Janë të njëjtat mesazhe që përcillen apo ka një kontekst që lidhet me situatën të cilën po kalojmë. Cili ishte mesazhi kryesor që iu përcoll besimtarëve sot?

Kjo është ditë feste, gëzim, hare dhe kjo festë vjen pas agjërimit një mujor ashtu siç vjen dhe bajrami i vogël që është menjëherë pas peligrinazhit në Mekë. Sot është festë ku i gëzohet i madh dhe i vogël dhe nis qysh herët në mëngjes me faljen e namazit të bajramit që zakonisht falet në shesh dhe pas tij kudo që jemi nga aty në lagje dhe me vizita mes të afërmve i urojmë njeri-tjetrin urime të përzemërta. Mesazhet që u përcollën sot u vu theksi tek paqja, harmonia, mirëkuptimi dhe tek familja, po ashtu dhe në ndërtimin e  marrëdhënieve që duhet të kemi me njeri-tjetrin dhe duke lënë pas urrejtjen. Dhe faktikisht muaji i Ramazanit na ka disiplinuar në këtë çështje duke nxjerr në pah virtytet e bukura.

2. Drejtuesit e KMSH-së nuk u ftuan as në restaurimin e xhamisë së Et’hem Beut, një projekt ky i financuar nga TIKA. Si janë marrëdhëniet me Komunitetin Mysliman të Turqisë dhe a ndikohen ato nga dinamikat politike të njërit-apo tjetrit vend?

Ka pasur një bashkëpunim mes dy vendeve, ne duhet të jemi të kujdesshëm të mbajmë pjesën fetare. Politika gjithmonë bën ndërhyrjet e saj, por është ajo harmonia mes fetarëve që na mban dhe ta forcojmë dhe më tepër. Sa i përket xhamive ka pasur marrëveshje bashkëpunimi me TIKën Elbasan, Tiranë, Berat, Shkodër madje dhe Korçë dhe projektet janë në vazhdim sa i takon xhamive historike.

3. Në tetor të vitit të kaluar u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi me Mbretërinë e Arabisë Saudite, ku kujtoj zoti Bujar Spahiu tha se ky memorandum ishte një përpjekje për të ndaluar apo mos pranuar asnjë mendim i cili flet në emër të vlerave të islamit  ndërkohë që nuk përfaqëson atë. Ku janë shfaqur këto tendenca dhe a përçohen vetëm literalisht apo edhe përmes teksteve fetare?

Tendencat mund të jenë të llojeve të ndryshme, por ato të komunitetit fetarë janë fetare, ka një marrëveshje protokolli në disa fusha për të ndihmuar komunitetin e Shqipërisë në disa fusha të ndryshme. Nuk jemi të mundur vetë për të gjitha, dhe kemi projekte të tilla për të cilat jemi të hapur me të gjithë.

4. Sa të vështirë e ka KMSH-ja sot të pastrojë xhamitë nga këto qasje ekstremiste nëse mund t’i quajmë kështu?

Ekstremizmi ndodh kudo në çdo fushë, ka edhe në sport, edhe në ideologji, edhe në fusha të tjera. Ashtu siç ndodh dhe në pjesën fetare, por qasja jonë duhet të jetë në rrugën e mesme sepse qysh herët komuniteti mysliman vazhdon dijen në orientimet me statut dhe rregullore për të vazhduar traditën tonë. Por kur këto shfaqen ne mbyllim dyert dhe në predikimet tona jemi në pjesën tradicionale.

5. Si po bashkëjeton islami me modernizimin dhe një shoqëri të prirur nga interesat materiale?

Është e prirur drejt materiales dhe islami nuk e ndalon fitimin. Ajo që ne këshillojmë është që nuk duhet që ajo të kaplojë zemrën dhe të mos mendojë për gjë tjetër, por nuk e ndalojmë. Ne duhet të punojmë për këtë botë dhe për botën tjetër. Duhet të bëjmë më shumë bamirësi, pjesa materiale nuk duhet të kaplojë zemrën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy