
Gerta Meta, eksperte e çështjeve zgjedhore tha përmes një lidhje “skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se partitë e vogla e shohin të padrejtë caktimin e zgjedhjeve më 11 maj, duke qenë se më datë 9 maj është planifikuar një aktivitet i madh në përkujtim të fitores kundër nazizmit, në të cilët do të jenë të pranishëm palët e komunitetit ndërkombëtar dhe në krye të ngjarjeve do të jetë kryeministri Rama dhe PS-ja.
Meta thotë se partitë e vogla pretendojnë se data 11 maj prish ekuilibrin mes aktorëve.
Janë dy data, edhe ne jemi në dijeni të datës 4 dhe 11 maj. Kemi një lloj reagimi nga partitë e vogla të cilat kanë qenë të parat që janë takuar sot me Presidentin dhe nga komunikimet tona kemi arritur të marrim një lloj analize të përzgjedhjes së datës 4 maj.
Partitë e vogla thonë që data 11 maj, që presupozohet që do kërkohet nga partitë e mëdha dhe PS-ja nuk është e parapëlqyer për faktin se 9 maj është një aktivitet madhor që do bëjë qeveria në përkujtim të fitores kundër nazizmi. Ka një aktivitet tjetër që palët e komunitetit ndërkombëtar do të jenë në Tiranë dhe do të jetë një lloj padrejtësie nga ana e partive të vogla, gjykohet që detyrimisht kryeministri apo PS-ja do të jetë në krye të këtyre aktiviteteve, dhe duke e konsideruar që do të jemi dy ditë para zgjedhjeve nëse do të caktohet data 11 maj kjo e prish ekuilibrin dhe balancën e një fushate zgjedhore ku palët duhet të jenë njëlloj në testimin dhe fillimin e fushatës zgjedhore në mënyrë të drejtë dhe të barabartë.
Sipas analizës është për të pasur një lloj balance që të mos shfrytëzohen limitet e të gjithë potencialit dhe kohës televizive që vetë kryeministri, qeveria dhe anëtarët e kabinetit do të kenë për disa aktivitete të cilat janë të paracaktuara në axhendën qeveritare dhe natyrisht kjo nuk i shërben gjithë panoramës dhe ngarkesës politike që partitë e vogla nuk mund t’ia lënë gjithë këtë lloj propagande kur palët ndërkombëtare do të jenë me kryeministrin dhe mediat duke pasqyruar ngjarjet. Është ideja që do përdoren pensionistët duke përdorur këtë lloj propagande.



