Autorja dhe gazetarja Entela Komnino tha në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se ka disa sfera ku gjuhëtarët kanë munguar.
Duke iu referuar fjalëve të huaja që kanë hyrë në shqip, ajo vuri në dukje se ka pasur shumë raste kur gjuhëtarët nuk e kanë testuar popullsinë.
E gjej pozitiv faktin që ka një debat të gjerë për gjuhën në këtë moment, që lind në disa sfera. Duke nisur nga momentet që u dukën si skandaloze, që kishin të bënin me provimet e gjuhës. Fëmijët protestuan sepse nuk gjenin pyetje që kishin lidhje me gjuhën, por një pyetje të psikologjisë. Duke e parë si moment kulmor të folësve të rinj të gjuhës, do të nisesha nga fakti se kjo normë çfarë efekti ka dhe si po shfaqet te folësit e rinj të gjuhës. Shoh një fenomen që folësit e rinj marrin 10 anglishten dhe 8 gjuhën shqipe! Nuk e di si ndihen gjuhëtarët. Fëmijët nuk e ndajnë kur i pyesin për gjuhën dhe kur i pyesin për letërsinë.
Ne i themi rrjete sociale, por provo ta bësh rrjete shoqërore do ta përdornin dot. Një fjalë hyn me automatizim në gjuhë. E dinë që po thanë këtë fjalë, me këtë fjalë do kuptohen. Ty s’të kupton njeri kur thua në linjë, por kur thua online. Ka disa sfera ku gjuhëtarët kanë munguar. Fjala Veting, hyri Veting. Ku ishin gjuhëtarët për ta zëvendësuar këtë fjalë?! Kemi raste ekstreme kur nga briefing, shumësi është bërë brifingje! Kemi pasur shumë raste kur gjuhëtarët nuk kanë folur, nuk e kanë testuar popullsinë.
Nuk e kanë provuar se çfarë ndodh me këtë fenomen. Që po bëmë këtë gjë, prishet këtu sistemi. Efektet e ndërhyrjes në sistem janë zinxhir. Nuk është se po i bëmë qejfin një zone e rregulluam situatën. Gjuhëtarët nuk janë atje kur gazetarët duhet të zgjidhin një problem. Ato kushte kur janë vendosur ato rregulla, si emrat në gjuhë të huaj, etj, por ato kushte duhen rishikuar, sepse ato kanë ndryshuar”.



