Bushka nën hetim nga SPAK/ Lala: Dëshmi se si forca e pushtetit ndikon te dëshmitarët për tu mbyllur gojën

Bushka nën hetim nga SPAK/ Lala: Dëshmi se si forca e pushtetit ndikon te dëshmitarët për tu mbyllur gojën

Deputetja socialiste Klotilda Bushka është vënë nën hetim nga SPAK si të dyshuar për kryerjen e veprës penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" në kuadër të dosjes Veliaj.

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, gazetarja Klodiana Lala ka shpërndarë dëshmi shqetësuese që tregojnë se Bushka ka ushtruar presion ndaj një dëshmitares për të mbyllur gojën lidhur me informacionet që ajo kishte në lidhje me Ajola Xoxën dhe Erion Veliajn.

Sipas Lala, kjo është pjesë e një skeme më të gjerë presioni, ku forca e pushtetit është përdorur për të mbyllur gojën e dëshmitarëve dhe për të fshehur të vërtetën.

Bushka e ka intimiduar një kushërirë dhe mikeshë së si të sillet me ligjin.

Në fakt kushërira e znj, Bushka, ka shkuar në SPAK dhe ka thënë se kushërira ime me thirri në shtëpinë  e prindërve dhe më kërkoj të mos shkoja në SPAK dhe te them se nuk mbaj mend asgjë.

Trekëndëshi Veliaj-Bushka-Xhafaj, është një trekëndëshi i njohur, Bushka ka ardhur ne politikë e mbështetur në politikë nga Fatmir Xhafaj dhe Erion Veliaj.

Bushka fliste në ‘gjyqin popullor’ të partisë së saj , i kishte ikur zëri, i ishte tharë fyti se di fare mirë se çfarë ka bërë.

Në informacionet që unë kam, njëri nga takimet me kushërirën është i përgjuar, me metoda proaktive.

Bushka në prani të avokatëve dhe të Ajola Xoxës, i kanë kërkuar me insistim të mos dëshmonte dhe i kanë sekuestruar asaj telefonin dhe i kanë dhënë telefon të ri që të zhdukin provat.

Tani më thoni se çfarë mund te ndodh në këtë vend që dëshmon sesi forca e pushtetit ndikon te dëshmitarët për të mbyllur gojën.

Nuk ka fare nevojë prokurori ta dëgjoj znj.Bushka, se e ka dëgjuar në forma të tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy