
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, hap dritën jeshile për anëtarësimin e Maqedonisë në këtë institucion ndërkombëtar. Stoltenberg tha se NATO-ja do ta ftojë Maqedoninë për anëtarësim pas një marrëveshjeje të përbashkët për zgjidhjen e çështjes së emrit në kornizat e OKB-së.
“Jam i lumtur që e kam vizituar Shkupin këtë muaj. Mbetemi të përkushtuar në mbështetjen e vendit në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe dëshirojmë që të ketë sukses në këtë drejtim. Kjo është në pajtim me vendimin e sjellë në Samitin në Bukuresht në vitin 2008 dhe është përsëritur në deklaratat tona në Uells dhe Varshavë. Aleatët u pajtuan se NATO do të dërgojë ftesë për anëtarësim në Aleancë pas zgjidhjes së dakorduar bashkarisht për kontestin për emrin në kuadër të OKB-së. Edhe para disa kohësh pamë impuls pozitiv për çështjen e emrit”, tha Stoltenberg.



