Lëvizja e banoreve të 5 fshatrave të Njësisë Administrative Fushe-Kuqe në Kurbin, nuk do të jetë më problem.
Me financim të Këshillit të Qarkut Lezhë ka nisur punë për rindërtimin e urës në këtë zonë, e cila ishte shembur thuajse plotësisht, duke rrezikuar jetën e banoreve.
Kjo ndërhyrje është pritur mjaft mirë nga banorët e fshatrave të Fushë-Kuqës të cilët thonë se kjo urë ishte mjaft e domosdoshme për ta, pasi aty kishte humbur jetën dhe një i ri.
Investimi në Urën e Fushë-Kuqes kap vlerën e 4,920,368 leke dhe ndërhyrja është planifikuar të përfundojë në harkun kohor të 60 ditëve.



