Vjedhje me dhunë në Spanjë/ Në pranga drejtori i Ujësjellësit të Kurbinit, e kishte denoncuar Berisha (VIDEO)

Vjedhje me dhunë në Spanjë/ Në pranga drejtori i Ujësjellësit të Kurbinit, e kishte denoncuar Berisha (VIDEO)

Policia e Lezhës ka vënë në pranga drejtorin e Ujësjellësit të Kurbinit Alfred Prodani.

Burime bëjnë me dije për MCN se Prodani është arrestuar për llogari të Interpolit, pasi është në kërkim për vjedhje me dhunë në Spanjë. 

Edhe pse para disa kohësh është akuzuar nga ish-kryeministri Berisha për vjedhje por ai i ka mohuar këto akuza.

Burime bëjnë me dije se arrestimi është provizor me qëllim ekstradimi.

 

NJOFTIMI 

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Coruna”, forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kapën dhe arrestuan në qytetin e Laçit, me qëllim ekstradimi drejt Spanjës, shtetasin A. P., 41 vjeç, banues në Kurbin. Ky shtetas, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Coruna/Spanjë, në vitin 2013, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy