
Një grup qytetarësh vijojnë të protestojnë para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku po qëndrojnë protestuesit e arrestuar disa ditë më parë në
Një grup qytetarësh vijojnë të protestojnë para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku po qëndrojnë protestuesit e arrestuar disa ditë më parë në Rrugën e Kombit. Deputetë të Partisë Demokratike u janë bashkuar protestuesve paraditen e sotme. Ata thonë se do të mbështesin protestën deri në lirimin e të arrestuarve. Masa e sigurisë për të gjithë të arrestuarit pritet të jepet nesër.
Ditën e djeshme, në një vendim të përbashkët, PD dhe LSI njoftuan se do të jenë sëbashku në protestë deri në mosbindje civile në lidhje me këtë rast.
Por në mbledhjen e sotme të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Robert Bitri, ka dalë kundër kësaj thirrjeje.
“Lulzim Basha nuk është kryetari i partisë time. Nuk jam dakort me mosbindjen civile”, tha ai.
Ndërsa në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë, deputetët demokratë munguan. Të vetmit përfaqësues të opozitës në këto komisione ishin deputetët e LSI, Edmond Haxhinasto në atë të Ekonomisë dhe Bitri në atë të Veprimtarisë Prodhuese.



