Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, shpjegoi në studion e MCN TV si funksionon projekti Smart City.
Smart City nuk është rrjet kamerash, është rrjet shërbimesh urbane. Ky sistem i montimit të kamerave në shkallë kombëtare është pjesë e Smart City. Janë kamera me rezolucion të lartë që bëjnë disa identifikime si ai i targave, i markës dhe ngjyrës së automjetit, i fytyrës së drejtuesit të mjetit, identifikimi i personave në ambiente të ndryshme, si p.sh. në grumbullime të paligjshme.
Softa tha se shqetësim mbetet përcaktimi i saktë i mënyrës si do të menaxhohen të dhënat, nga kush dhe për sa kohë.
Nëse ky sistem i vlen punës së policisë dhe institucioneve të sigurisë për të parandaluar krimet, për të goditur grupet kriminale, grupet terroriste, për mbrojtjen e interesit kombëtare, është një hap pozitiv. Ndërsa përdorimi dhe kush ka akses, sa kohë do të rrinë të dhënat, ku do të ruhen, kush ka akses, atëherë këtu fillon shqetësimi. Mund të përdoret për kundërshtarët politikë apo aktivistëve. Mund të kthehet në rrezik potencial sa i përket të drejtave të njeriut.



