Dogjani: Vrasja e gjyqtarit mund të ishte parandaluar (VIDEO)

Dogjani: Vrasja e gjyqtarit mund të ishte parandaluar (VIDEO)

Ish-deputeti Asllan Dogjani thotë se ngjarja e rëndë e ndodhur një ditë më parë në Gjykatën e Apelit mund të ishte parandaluar. 

 

Sipas tij, policia ka qenë në dijeni të kërcënimeve të xhaxhait të autorit. 

 

Është një ngjarje tepër e rëndë. Nuk ka ngjarje më të rëndë pas viteve ’90. Ky shtet i degraduar e ka çuar sistemin e drejtësisë në një ditë kur personat në konflikt arrijnë të qëllojnë gjyqtarin në sallën e gjyqit. 

Ai ka qenë një ndër gjyqtarët më model që ka pasur Shkodra. Kur e mora vesh dje ishte një tronditje e madhe. Kur sheh sesi në objektin më të rëndësishëm të vendit, më të sigurtin, arrin të vijë dikush me armë brez e të futet. Ishte një ngjarje e paralajmëruar. Ku është policia e shtetit? Informacioni i shkon asaj përmes të gjitha kanaleve. Kjo ishte një ngjarje e parandalueshme. 

Pse paguhen gjithë këta punonjës policie? Policët i përdorin për interesat e tyre drejtuesit për të marrë vota. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy