Betejë me autizmin dhe kancerin, Brixhita Muça: Thanë se nuk do dëgjojë kurrë, sot më thërret nënë

Betejë me autizmin dhe kancerin, Brixhita Muça: Thanë se nuk do dëgjojë kurrë, sot më thërret nënë

Brixhita Muça nënë e një fëmije të diagnostikuar me spektrin e autizmit dhe vuan edhe nga kanceri në kokë.

Muça thotë se prej gati 12 vjetësh, ajo dhe djali janë ne betejë me sëmundjen, me burokracinë e institucioneve, por edhe me mentalitetin. Pikërisht, për të rritur ndërgjegjësimin, nëna kërkon që portreti i fëmijës të ekspozohej ndaj kamerës së MCN TV.

“Unë them kur të vdes më mirë le të vdesë dhe djali im, deri këtu ka arritur dhimbja dhe gjendja që kemi”, tregon Brixhita Muça.

Dhimbja e kësaj nëne është shtuar vit pas viti teksa i biri në moshën 6 vjeçare u diagnostikua me kancer në kokë.

“Kur e kam vizituar tek një doktor më kanë thënë çfarë shprese mban kot ky nuk do të dëgjoj asnjëherë”, shton ajo.

Ndëkrohë mjekët nuk i jepnin shpresa jete djalit të saj, e gjendur përpara faturave të larta me miliona lekë të spitaleve të huaja Brixhita arrin të sigurojë operacion falas në lindjen e mesme. Por edhe një herë, ajo thotë se shteti shqiptar i ktheu shpinën.

“Iu drejtova Ministrisë së Shëndetësisë, më thanë ta çoja në spitalet që këta kishin kontratë, un ndërkohë nuk mund të prisja një sërë dokumentesh, ju thash të më siguronin vetëm transportin pasi djali im mund të binte në koma. Por këto dhimbje nuk mbarojnë këtu teksa arrita të kaloja këtë periudhë me mundimet e mia sjelljet e doktorëve shqiptarë janë po të njëjta”, vijon ajo.

Përveç përballjes me kalvarin e vuajtjeve Brixhita është detyruar të përballet edhe me sjelljet e doktorëve shqiptarë.

“Kam çuar djalin për kemp dhe doktoreshat më nxorën jashtë duke e ndarë nga mua gjë që agravoi gjendjen e tij që ti binte murit me grushta. Nuk e prisja këtë sjellje nga mjekët”, tha ajo.

Refuzimeve të insitucioneve të shtetit shqiptarë, mjekëve që nuk i dhanë shprese 12 vjet më parë, por edhe nënave që sot janë duke përshkuar të njëjtën rrugë, Brixhita Muça, u dërgon këtë mesazh.

“Edhe pse me thanë që djali im nuk do mund të fliste kurrë unë dua të them që ai sot  mund të më thërras mami. I drejtohem të gjitha nënave mos të humbasin asnjëherë shpresën pavarësisht të gjitha pengesave”, përfundon Brixhita Muça.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy