Ukraina ka nisur një ofensivë të re në rajonin Kursk të Rusisë.
Lajmin e ka konfirmuar Ministria Mbrojtjes në Rusi.

Në një deklaratë, ushtria tha se përpjekjet për të shkatërruar grupet e sulmit ukrainas janë në vazhdim. Zyrtarët në Ukrainë deklaruan gjithashtu se një operacion është në zhvillim.
Ukraina nisi për herë të parë inkursionin e saj në rajonin Kursk të Rusisë në gusht të vitit të kaluar, duke pushtuar një pjesë të madhe të territorit.



