Policia e Shtetit do të ketë uniformë të re

Policia e Shtetit do të ketë uniformë të re

Policia e Shtetit do të ketë një uniform të re. Ministri i Brendshëm ka prezantuar modelin e ri të uniformave për efektivët e policisë.

 

Tahiri tha se elementë kryesorë në uniformën e re do të jetë stema e policisë, e cila sipas tij do të jetë e dallueshme lehtësisht.

“Në kokën e stemës shënohet Policia e Shtetit, ndërsa poshtë është shqiponja. Kjo përfaqëson atë që duhet të arrihet, të rikonceptohet marrëdhënia e policisë me publikun”, ka deklaruar Tahiri.

Ministri i Brendshëm ka saktësuar se, në pjesën e sipërme të uniformës do të jetë ngjyra e verdhë për efektivët e policisë rrugore, e kuqja për njësitë Shqiponjat dhe ajo blu për policinë e rendit.

“E gjitha kjo bëhet për të modernizuar dhe për të krijuar policinë e gjeneratës së re”, ka thënë më tej Tahiri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy