Ukraina: Përpjekjet e Rusisë për t’u shtrirë në lindje, të dështuara

Ukraina: Përpjekjet e Rusisë për t’u shtrirë në lindje, të dështuara

Përpjekjet e Rusisë për të pushtuar Popasna dhe Rubizhne në Donetsk dhe Tavriya të Ukrainës lindore kanë qenë “të pasuksesshme”.

Kështu deklaron Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Zyrtarisht këto forca pohuan se Ukraina ka zmbrapsur tetë sulme ruse në rajonet lindore të Donetsk dhe Luhansk në 24 orët e fundit, duke shtuar se ata shkatërruan katër tanke ruse, gjashtë automjete të blinduara transporti, katër makina luftarake të këmbësorisë dhe një sistem artilerie.

9f608073 6721 41ec Af3c 57b0871877a7

Në ditët e fundit, Rusia ka tërhequr trupat nga Kievi dhe ka zhvendosur fokusin e saj në Ukrainën lindore. Kjo shtytje mund të çojë në një konflikt të zgjatur në zonë.

Nëse Rusia do të pushtonte lindjen, do t’i jepte presidentit Vladimir Putin njëfarë arritjeje nga lufta, raportoi Paul Kirby i BBC-së në fillim të kësaj jave.

Por presidenti Zelensky është zotuar se do të “luftojë për çdo metër të tokës tonë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy