“Veprimi energjik i ligjit është i nevojshëm. Ngjarja në fjalë është e dënueshme”. Kështu është shprehur orët e vona të mbrëmjes ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, pas pamjeve që implikonin Prokurorinë e Tiranës në afera korruptive.
Mësohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar një urdhër-arresti për oficerin Fatos Lusha. Ky i fundit shfaqet ne video duke marrë nga një qytetar 18 mijë euro më qëllim favorizimin e çështjes përmes prokurorit Ardian Braho.
Manjani tha sot se dikasteri që ai drejton nxit një hetim të plotë dhe të thelluar mbi rastin në fjalë. E cilësuar si video-skandal, ngjarja pritet të zbardhet ditët në vijim ndërsa ende nuk dihet nëse ka edhe nëj urdhër-ndalimi për prokurorin Ardian Braho.



