Presidenca suedeze e BE-së: Ukraina do të mbetet në krye të axhendës

Presidenca suedeze e BE-së: Ukraina do të mbetet në krye të axhendës

Ukraina do të mbetet në krye të axhendës së Bashkimit Evropian nën presidencën e rradhës suedeze në tremujorin e parë të vitit 2023.

Kështu saktësoi përfaqësuesi i përhershëm i Suedisë në BE, Lars Danielsson në një intervistë për Financial Times. 

Ambasadori i Stokholmit tha se rritja e mbështetjes humanitare dhe ushtarake për Kievin dhe rinovimi i një programi të BE-së për të mbështetur refugjatët ukrainas janë pika për të cilat duhet të bien dakord të gjitha pa asnjë kundërshtim. 

Debati, shtoi Danielsson, do të duhet gjithashtu të fokusohet në paketat e reja të sanksioneve ndaj Rusisë, shpenzimet e mundshme të parave të konfiskuara ruse dhe si të mbajë Moskën përgjegjëse për krimet e saj të supozuara të luftës në Ukrainë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy